Politike

“Ujë në 200 zona të populluara në vitin 2021”/ Rama shtron infrastrukturën me Ballukun, drejtori Bllako: Turizmin ua ke

17 Nëntor 2020, 10:14 Nga DOSJA
“Ujë në 200 zona të populluara në vitin 2021”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shtroi hapur synimet që kishte për infrastrukturën e uji në vitin 2021. Në një konferencë me gazetarët, bashkë me ministren Belinda Balluku dhe drejtorin e AKUM, Alqi Bllako, Rama tha se 24 orë ujë në çdo pikë të Shqipërisë është synimi i radhës i qeverisë. Kreu i qeverisë iu parapriu kritikuesve që thonë se ‘bota shkon në Hënë, ndërsa Shqiëria ende s’ka ujë 24 orë’, se kjo punë do kohë, pasi në vitin 2013 kur erdhi në pushtet gjeti kanalizimet dhe depot e viteve ’60.

Rama shtoi gjithashtu se i vetmi qytet që kishte ujë 24 orë në vitin 2013 ishte Korça, kurse në vitin 2021, dhe në vitin 2022, do të kenë mbi 200 zona të populluara në Shqipëri, teksa prezantoi dhe hartën me të dhëna.

“Në vitin e ardhshëm, 55 zona të mëdha urbane të vendit, në vitin 2022 edhe në mbi 200 zona më të populluara të vendit, do të kemi këtë insfrastrukturë. Shumëkush që ndjek faqen time dhe që përfaqëson një kategori të caktuar të opinion publik, ngre pyejten herë me ironi dhe herë në formë habitore, se si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm, kur bota po shkon në hënë. Bota ka shkuar në Hënë me kohë, por në sistemin tonë të ujësjellësve, kemj një pasqyrë shumë të posaçme në raport me botën por jo me rajonin. Rrjetet e trashëguara janë të trashëguara që në vitit ’60. As në komunizëm nuk është garantuar uji 24 orë, apo në çdo pikë banimi të Shqipërisë. Për më tepër, ne opër 25 vjet, pas rënies së komunizmit, kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë, ku kemi pasur dhe akoma sot aty ku vazhdon puna, ka depo dhe tubacione të viteve ‘60-70,”- tha kryeministri.

Të njëjtat gjëra pohoi edhe ministrja Balluku. Ajo u shpreh se në vitin 2021, të ketë ujë 24 orë në 52 zona urbane. Sipas Ballukut nga viti 2014 e deri në vitin 2019, janë bërë 514 milion euro investime, teksa shtoi se në vitin 2021, parashikojnë që të ketë 21,5 orë ujë, mesatarisht për banor. I pyetur për zonat turistike, drejtori Alqi Bllako tha se për to do të përgjigjen donatorët sepse kërkojnë më shumë investim. Ai shtoi se marrëveshja me donatorët është mbyllur dhe se investimet nisin në vitin 2021.

Kryeministri Rama u pyet nëse vetë e përdor për të pirë ujin e rrjetit dhe tha se për këtë gjë, nuk duhet të ketë askush dyshime. Ndërsa për larjen e fëmijëve, pasi një prej gazetareve tha se uji i rrjetit ka shumë klor, numri një i qeverisë, u shpreh se Zaho i vogël lahet dy herë në ditë. Kryeministri madje e ofroi të birin që të shkonte edhe në shtëpitë e gazetarëve që të shtynte fëmijët e tyre të laheshin, pasi vetë e bën çdo mëngjes dhe çdo darkë.

Referuar akuzave që ka lëshuar prej shumë ditësh ndaj kryeopozitari Lulzim Basha, Rama këmbënguli se lideri i PD-së u detyrohet qytetarëve një përgjigje. Ai e ktheu situatën nga vetja dhe shtoi se nëse në Partinë Socialiste  do të kishte ndodhur e njëjta gjë, vetë Rama do të ishte i detyruar të përgjigjej në vend të Fatos Nanos. Kryeministri shtoi gjithashtu se këtë çështje nuk e parashtron për vete, pasi nuk është hetues, por e bën për popullin. I pyetur për Ervin Bushatin që është nën hetim nga SPAK, Rama ishte i prerë kur tha se e dinte vetëm ai dhe ps-ja se ç’do të bënin, teksa shtoi se përgjegjësia është individuale dhe kurrsesi nuk do të bëhej mburojë për askënd.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll