Politike

“Heshtja dhe shmangia të akuzojnë”/ Basha-Ramës: Lëri trillimet dhe gënjeshtrat, shkatërrove ekonominë prej 7 vitesh

17 Nëntor 2020, 10:06 Nga DOSJA
“Heshtja dhe shmangia të akuzojnë”/ Basha-Ramës:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka quajtur trillime akuzate Ramës ndaj tij për luftën e Kosovës.

Në një status në Facebook, teksa poston raportin e FMN-së, Basha shkruan se Rama vijon të gënjejë, ndërkohë që Shqipëria prej shtatë vitesh është e rrënuar ekonomikisht.

“Vendi në kolaps shëndetësor dhe ekonomik, Rama merret me trillime e gënjeshtra. Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan. Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj! Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”- shkruan Basha krah grafikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn lulzim basha akuzat e rames per dick martyn lulzim basha

Sondazh

Poll