Politike

Deputeti i PS nën hetim, ambasadorja amerikane thirrje SPAK-ut: Mbani kursin, jini të ashpër, ne po ju mbështesim! (MESAZHI)

  • Bushati: Sulm i pështirë i Bardhit, e kam të shenjtë pronën dhe familjen
  • SHBA thotë se hetimi dhe akuzat janë inkurajuese, ndërsa shton se SHBA është në mbështetje të Reformës. 
    Featured image of article: Deputeti i PS nën hetim, ambasadorja amerikane thirrje SPAK-ut: Mbani kursin, jini të ashpër, ne po ju mbështesim! (MESAZHI) Yuri Kim
    Përditësuar:

    TIRANË- Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Twitter, për prokurorët. SHBA thotë se hetimi dhe akuzat janë inkurajuese, ndërsa shton se SHBA është në mbështetje të Reformës.

    “Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin, jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësisishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”,-thotë Kim.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), konfirmoi se deputeti i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë. Denoncimi u bë publik nga PD, që akuzonte Bushatin për fshehje pasurie. SPAK po e heton Bushatin për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment