Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Shoqërohen 3 vëllezërit Veseli nga Kruja, lidhja me Dash Kupën dhe picerinë ‘Hallall’

22 Prill 2019, 10:24 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Shoqërohen 3 vëllezërit Veseli nga

KRUJË– Një aksion policor ka vënë në pranga 3 vëllezërit Veseli nga lagjia Çitozë e Krujës. Dosja.al mëson se janë shopëruar Ardit Hasan Veseli 26/03/1987, Ermal Hasan Veseli 21/12/1982 dhe Oltjan Hasan Veseli 04/01/1981.

Mësohet se ky i fundit është arrestuar në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Oltjan Veseli rezulton të jetë aksioner në një nga piceritë “Kupa” me Dashamir Kupën, një nga të dënuarit për grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar.

Ndërkohë një natë më parë, Policia vuri në pranga 5 persona, të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në Rinas. Dosja.al zbardhi emrat dhe mësoi se në pranga ranë: F. Beqiraj, Alkond Bregasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se, kthesa në hetime erdhi pas identifikimit të servisit në periferi të Elbasanit, ku u bë dhe modifikimi i furgonit.

Një tjetër person që është arrestuar është edhe vëllai i Klement Çalës, të konsideruarit krahu i djathtë i Admir Murataj, të vrarë pas grabitjes së 9 prillit. Eldi Çala rezulton të ketë marrë me qira një servis në zonën e Elbasanit, aty ku u modifikua furgoni me të cilin u krye grabitja e 5.7 milionë eurove në aeoportin e Rinasit. 

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardit veseli ermal veseli kruje oltjan veseli ardit veseli ermal veseli kruje oltjan veseli

Sondazh

Poll