Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Policia kontroll në banesat e të arrestuarve, çfarë sekuestroi në banesën e Saimir Çelës

22 Prill 2019, 08:27 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit/ Policia kontroll në banesat e të arrestuarve,

Elbasan- Policia e Shtetit është duke bërë kontrolle në banesat e 4 të arrestuarve për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas.

Mbrëmjen e djeshme Policia në një operacion të gjerë, të shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Fushë Krujë arrestoi 4 të dyshuar, si grabitësit të parave në Rinas.  Uniformat blu u treguan të rezervuar për identitetin e të arrestuarve, por sot Dosja.al ka mundur t’i zbardh.

Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se  të arrestuarit e djeshëm janë: F. Beqiraj, Alkond Bregasi, R. Sula dhe Saimir Çela. (lexo këtu)

Mësohet se forcat RENEA kanë kontrolluar ditën e sotme shtëpinë në pronësi të Saimir Çelës, i njohur ndryshe si Tale Çela. Kjo banesë ndodhet rreth 100 metra pranë servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes së Rinasit. Policia ka sekuestruar edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese dhe një kompjuter.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alkond bregasi f beqiraj grabitja ne rinas r sula saimir çela alkond bregasi f beqiraj grabitja ne rinas r sula saimir çela

Sondazh

Poll