Hamilton “pashai” i Stambollit, fitoi edhe titullin e 7-të të kampionit të Botës
15 Nëntor 2020, 12:52Nga DOSJA
STAMBOLL – Piloti i Marcedesit, Luis Hamilton, fitoi Grand Prix të Stambollit, duke u shndërruar në një legjendë në Formula 1. Britaniku nuk do ta harrojë gjatë këtë garë, jo për faktin se ishte fitorja e 94-t në karrierën e tij, çka përbën edhe një rekord të ri në këtë sport.
Hamilton sot, pas triumfit në pistën e Stambollit, fitoi për herë të 7-të titullin e kampionit të botës si pilot në Formula 1, duke barazuar edhe në këtë tregues legjendën Mikal Shumaker, i cili cilësohet edhe si piloti më i mire i të gjitha kohërave.
Në një pistë, të lagur nga reshjet e shiut, Hamilton zhvilloi një garë fantastike, me vetëm një ndalesë në bokse, duke kaluar me strategjinë e tij makinat Ferrari, shumë agresive në këtë garë. Fituesi i “pole-position”, piloti i McKlarenit, Lens Stroll, pasi kryesoi thuajse gjysmën e garës, për gabime të skuderisë por edhe të tijat, humbi pozicione dhe kryesimin e morën Verstapen, apo Perez, derisa Hamilton u ngjit në krye.
Më pas, britaniku, duke shfrytëzuar një ndalesë të vetme për të vënë gomat e ndërmjetme dhe më pas duke i administruar ato në mënyrë perfekte, e udhëhoqi garën derisa kaloi i pari finishin, i shkëputur nga ndjekësit.
“Kjo është për të gjithë ata fëmijë, që besojnë te gjërat e pamundura. Ato mund të bëhen realitet”, ishin fjalët e Hamiltonit me zërin që i dridhej, para se të kthehej në bokse e të festonte me skuadrën e tij .
Pas britanikut, erdhi Serxhio Perez mori vendin e dytë dhe më pas dy makinat Ferrari me Fetel që doli i treti, ndërsa Leklerk i katërti.
B.T (Dosja)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LONDER – Kapitenit të Anglisë, Herri Kejn, hajdutët i kanë vjedhur në mes të ditës, një makinë luksoze Range Rover, e cila kushton të paktën 100.000 paund. Ata,...
SHKODER – Sponsori i skuadrës së Vllaznisë, Alban Xhaferi, kërkon që t’i ridimensionojë dhe t’i rrinë në një shkallë më të lartë marrëveshjen e tij me Bashkinë ...
EUROPË– Franca fiton ndeshjen e madhe kundër Portugalisë dhe kualifikohet për në “Final Four” të Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Da Luz”, kampionët e...
SAN MARINO-A mundet një rezultat 0-0 në shtëpi kundër Gjibraltarit të vogël të jetë një rezultat historik? Nëse emri juaj është San Marino dhe historia e futbol...
TIRANË- Ditën e sotme skuadra e Kazakistanit zhvilloi konferencën për shtyp në ambjentet e “Air Albania” në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë. ...
LAÇ – Pas surprizave të Dinamos dhe Korabit të mërkurën, sot ishte edhe Egnatia shumë pranë befasisë së radhës në ndeshjet e turit të dytë të Kupës së 69...