Sport

Incidenti sponsor-administratë, sa shumë halle kjo Vllazni: tifozët paralajmërojnë protesta në ndeshjen ndaj Tiranës

15 Nëntor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Incidenti sponsor-administratë, sa shumë halle kjo Vllazni:

SHKODËR– Në një kohë kur Vllaznia po jep rezultate në fushë, këtë herë është pjesa administrative që po çalon dhe që mund të pengojë ecurinë e mirë e shkodranëve. Incidenti i para dy ditëve tregon se ka krisje mes drejtuesve. Shkak është bërë pengimi i donatorit nga policia bashkiake që të hyjë në stadium, me pretekstin se nuk e ka pasur emrin në listë.

Ajo që e ka nevrikosur Xhaferin është sajesa, sikur policia bashkiake nuk e ka njohur, si dhe mosreagimi i administratorit Benjamin Naku që ka qenë pranë. Një situatë e tillë nuk i ka pëlqyer tifozëve të cilët janë revoltuar për këtë veprim. Një nga tifozët , pjesë e grupimit “Poëer 12”, Ergys Osja, ka hedhur idenë e organizimit të një proteste.

Bëhet fjalë për ditën e ndeshjes me Tiranën, ku Osja kërkon që tifozët të mblidhen 2 orë para sfìdeë tek dera e stadiumit. Motivi? Të kërkohet shkarkimi i administratorit Naku dhe të privatizohet 100% klubi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferi benjamin naku vllaznia alban xhaferi benjamin naku vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 17:46

Alban Bushi sërish pozitiv, humbet Anglinë

TIRANE – Alban Bushi do të humbasë edhe ndeshjen me Anglinë, që do të zhvillojë pëfaqësuesja jonë U-21 ditë e hënë. Trajneri i kombëtares “Shpresa&#...

Sport 14 Nëntor 2020, 18:31

Barcelona, 60 milionë euro borxh Nejmarit

SPANJE – Nejmar mbetet një nga figurat që çdo kandidat për president te Barcelona do të përdorë për të marrë postin. Sipas zërave në Spanjë, katala...