Sport

San Marino në histori, nuk kishte arritur asnjëherë dy barazime rradhazi, futbollisti nuk i mban dot lotët: Për mua është

14 Nëntor 2020, 21:36 Nga DOSJA
San Marino në histori, nuk kishte arritur asnjëherë dy barazime

SAN MARINO-A mundet një rezultat 0-0 në shtëpi kundër Gjibraltarit të vogël të jetë një rezultat historik? Nëse emri juaj është San Marino dhe historia e futbollit përbëhet kryesisht nga humbje, po mundet. Dhe kështu ishte. Ekipi modest nga minuta e 49-të luajti me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të futbollistit Simoncini.

Ky ishte barazimi i dytë rradhazi për San Marinon në Ligën e Kombeve. Një statistikë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e kësaj përfaqësueseje. Mbas ndeshjes ka pasur lojtarë që nuk ishin në gjendje të mbanin lotët. Dante Rossi, mbrojtësi 33-vjeç me origjinë nga Argjentina u emocionua sa nuk i mbajti dot lotët gjatë intervistët së tij në ‘RTV San Marino’.

“Për mua është me të vërtetë një ëndërr … Unë nuk mund të flas shumë … Familja ime është e lumtur, gruaja ime gjithashtu. Falënderoj shokët e mi dhe stafin. Shpresojmë të qëndrojmë këtu shumë gjatë. Këtë barazim ia kushtoj vendit, i cili është i vogël por me zemër të madhe, familjes sime, gruas time dhe të gjithë shokët e mi.Kërkoj falje. ”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liga e kombeve san marino liga e kombeve san marino

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 11:23

Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

TIRANE – Ka dështuar Asambleja Zgjedhore e Peshëngritjes për shkak të tensionmeve dhe situatës së krijuar nga ish-kandidati dhe ish-presidenti Elez Gjoza, së ba...