Sport

Alban Xhaferi kërkon të ridimensionojë marrëveshjen e tij me Bashkinë e Shkodrës, për administrimin e Vllaznisë

15 Nëntor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Alban Xhaferi kërkon të ridimensionojë marrëveshjen e tij me

SHKODER – Sponsori i skuadrës së Vllaznisë, Alban Xhaferi, kërkon që t’i ridimensionojë dhe t’i rrinë në një shkallë më të lartë marrëveshjen e tij me Bashkinë e Shkodrës. Me këtë lëvizje, duket se ai kërkon edhe t’i vejë pikat mbi “i” për pozicionin e tij dhe marrëdhëniet, qoftë ato administrative, qoftë ekzekutive, në mjediset dhe jetën e skuadrën shkodrane, të cilën ai po e sponsorizon deri tani.

“Po punojme me shume perkushtim ndonese ne nje situate aspak normale dhe periudhe te shkurter per te dhene asistencen tone ne permiresimin e menaxhimit te KF Vllaznise ne misionin e perbashket per Rikthimin drejt Suksesit. E cmoj te domosdoshme qe te ndaj me ju tifozet dhe sportdashesit e mrekullueshem se ridimensionimi i marredhenies me Bashkise Shkoders eshte nevoje urgjente!

Ka probleme te thella qe nevoiten te adresohen ne menyren e duhur per te rritur eficencen dhe performancen e KF Vllaznise jo vetem ne aspektin sportin por edhe ne aspektin administrativ. Keto te dyja duhet te shkojne ne paralelisht ne te njejten linje. Sigurisht qe vullneti i paleve eshte esencial ne kete pike dhe mirpres perpjekjet e anetareve te Keshillit Bashkiak si mbeshtetje e padiskutueshme ndaj nje procesi te ri.

Shpreh gatishmerine per te marr te gjitha pergjithesite qe rrjedh nga nje marreveshje e re qe garantojne rrugen pa kthim drejt suksesit te KF Vllaznise. Sigurisht qe nje Vllaznie e forte do te thote jo vetem performance e shkelqyshme sportive ,por edhe administrative ne te njejten kohe.

Fal mbeshtetjes qe me keni dhene gjithe kete periudhe jam i bindur qe puna, sakrifica, perkushtimi dhe ndershmeria nuk do te mungojne asnjehere per te rikthyer tek Suksesi emrin qe na bashkon VLLAZNINE

Me ndihmen e Zotit Se bashke do ia dalim”, shkruan Alban Xhaferi në orët e vona të mbrëmjes në faqen e tij zyrtare në Facebook, sponsor i i skuadrës së futbollit të Vllaznisë, njëherësh edhe president i basketbollit shkodran.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferi keshilli bashkiak kf vllaznia vllaznia alban xhaferi keshilli bashkiak kf vllaznia vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 17:46

Alban Bushi sërish pozitiv, humbet Anglinë

TIRANE – Alban Bushi do të humbasë edhe ndeshjen me Anglinë, që do të zhvillojë pëfaqësuesja jonë U-21 ditë e hënë. Trajneri i kombëtares “Shpresa&#...

Sport 14 Nëntor 2020, 18:31

Barcelona, 60 milionë euro borxh Nejmarit

SPANJE – Nejmar mbetet një nga figurat që çdo kandidat për president te Barcelona do të përdorë për të marrë postin. Sipas zërave në Spanjë, katala...