Sport

Kupa e Shqipërisë: Laçi flirton me kualifikimin, Egnatia pranë surprizës…

14 Nëntor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë: Laçi flirton me kualifikimin, Egnatia

LAÇ – Pas surprizave të Dinamos dhe Korabit të mërkurën, sot ishte edhe Egnatia shumë pranë befasisë së radhës në ndeshjet e turit të dytë të Kupës së 69-të të Shqipërisë. Gjithçka ndryshoi “in extremis” për skuadrën rrogozhinase. Në shtesat 2×15’ kurbinasit e Laçit reaguan dhe arritën të përmbysim situatën e vështirë të tyre, që kompromentonte kualifikimin.

Fillimisht ishte Xhakson, ai që kaloi në epërsi Egnatian në minutën e 25-të, ndërkohë që Teko në të 85-tën minutë do të barazonte shifrat në 1-1, për ta çuar çështjen e kualifikimit, fillimisht në shtesa dhe më pas drejt pikës së 11-metërshit.

Në shtesa ishte një histori tjetër, që foli për kurbinasit e Laçit, të cilëve u shpëtoi “nderin” Kirian Nuabueze. Ai realizoi me penallti në minutën e 107-të, për të shënuar sërish në minutën e 118-të, duke fiksuar fitoren 3-1 dhe kualifikimin “e vështirë” të Laçit për në turin e tretë të Kupës së 69-të të Shqipërisë.

Me gjasa, mungesat e Selmanit, Markut dhe Xhixhës, të cilët ishin pjesë e Shqipërisë U-21, të cilët mbrëmë fituan 1-0 ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Kosovës, ndikuan jo pak në përbërjen e skuadrës së Armando Cungut, të cilët në fund të këtij takimi gjetën buzëqeshjen…

B.T (Dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando cungu egnatia kupa e 69-të e shqiperisë laçi skuadra kurbinase e laçit armando cungu egnatia kupa e 69-të e shqiperisë laçi skuadra kurbinase e laçit

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 11:23

Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

TIRANE – Ka dështuar Asambleja Zgjedhore e Peshëngritjes për shkak të tensionmeve dhe situatës së krijuar nga ish-kandidati dhe ish-presidenti Elez Gjoza, së ba...