Sport

Alban Bushi sërish pozitiv, humbet Anglinë

14 Nëntor 2020, 17:46 Nga DOSJA
Alban Bushi sërish pozitiv, humbet Anglinë

TIRANE – Alban Bushi do të humbasë edhe ndeshjen me Anglinë, që do të zhvillojë pëfaqësuesja jonë U-21 ditë e hënë. Trajneri i kombëtares “Shpresa” 3 ditë më parë rezultoi pozitiv dhe humbi drejtimin e ekipit në ndeshjen ndaj Kosovës, që kuqezinjtë e fituan me rezultatin 1-0.

Kjo fitore, jo vetëm që ishte një sukses shumë i rëndësishëm, pasi i mban djemtë e kombëtares ende në garë për “play-off”-in, por arriti edhe një rekord pikësh prej 14 të tilla, si asnjëherë më parë.

Nisur nga kjo pikë kyçe e ecurisë së skuadrës sonë U-21, trajneri Bushi ka kërkuar të kryejë një tjetër tampon ditën e shtunë, duke qenë se nuk ka asnjë simptomë. Përgjigja e tij i ka ardhur pasditen e së shtunës dhe ka qenë sërish pozitiv. Kjo nuk do t’i lejojë atij të mbyllë këtë edicion mjaft të mirë të kombëtares sonë “Shpresa”.

Ekipi edhe ndaj Anglisë do të drejtohet nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç. Ata  do të luajnë shansin e fundit për të marrë pjesë në finalet e Europianit U-21, që organizohet vitin e ardhshëm.

Shanset janë minimale, pasi duhet të fitojnë ndeshjen me Anglinë dhe Austria të barazojë me Andorrën. Megjithatë deri sa matematika ia lejon, kuqezinjtë e rinj do të luajnë shansin e tyre.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 18:31

Barcelona, 60 milionë euro borxh Nejmarit

SPANJE – Nejmar mbetet një nga figurat që çdo kandidat për president te Barcelona do të përdorë për të marrë postin. Sipas zërave në Spanjë, katala...