Sport

Mes pandemisë e dëmtimeve, Kazakistani me ide të qarta ndaj Shqipërisë: Kemi ardhur për pikë

14 Nëntor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Mes pandemisë e dëmtimeve, Kazakistani me ide të qarta ndaj

TIRANË- Ditën e sotme skuadra e Kazakistanit zhvilloi konferencën për shtyp në ambjentet e “Air Albania” në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë. Tekniku i Kazakistanit Mihal Bilek foli qartë në lidhje me mungesat që do të ketë në skuadër dhe tregoi respekt për kundërshtarin.

GJENDJA E SKUADRËS-Kemi ardhur me një skuadër të limituar, janë 8 futbollistë që nuk janë pjesë e skuadrës si pasojë e dëmtimeve por ka edhe të prekur me covid-19. Ne e dimë se të luash me Shqipërine dhe të mendosh fitoren është e vështirë megjithatë ne do mundohemi të bëjmë më të mirën me këtë grup që kemi.

KUNDËRSHTARI-Natyrisht që do të luajmë me një mbrojtje të kujdeshshme sepse suksesi i ndeshjes varet  edhe nga prapavija. Ne e dimë që kemi përballë një kundërshtar që ka elementë cilësorë kështu që jemi të detyruar në rradhë të parë që mbrojtësit të mos krijojnë hapësira, pastaj do të mendojmë për organizimin e gjithë lojës e për të siguruar fitoren, ne kemi ardhur për pikë por me një mbrojtje të mirëorganizuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kazakistani liga e kombeve kazakistani liga e kombeve

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 11:23

Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

TIRANE – Ka dështuar Asambleja Zgjedhore e Peshëngritjes për shkak të tensionmeve dhe situatës së krijuar nga ish-kandidati dhe ish-presidenti Elez Gjoza, së ba...