Sport

Barcelona, 60 milionë euro borxh Nejmarit

14 Nëntor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Barcelona, 60 milionë euro borxh Nejmarit

SPANJE – Nejmar mbetet një nga figurat që çdo kandidat për president te Barcelona do të përdorë për të marrë postin. Sipas zërave në Spanjë, katalanasit janë gati të ofrojnë Grizman dhe Dembele për brazilianin, megjithatë është ky i fundit që ka disa pretendime nga klubi spanjoll.

Nejmar kërkon 60 milionë euro nga Barcelona, pasi pretendon se janë bonuse të pa dhëna, gjatë kohës që ai luante për katalanasit. Një kërkesë e tillë zgjat prej kohësh dhe me sa duket ende nuk ka përfunduar.

Nejmar nuk po kalon një moment të mirë, pasi u grumbullua nga trajneri Tite për ndeshjet eliminatore të Brazilit, por rezultoi i dëmtuar. Kombëtarja e mori me çarter nga Parisi, për t’i bërë testet dhe provat, nga rezultoi që ai nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll