Sport

Vidhet makina e kapitenit të Anglisë, Herri Kejn, futbollistët e Totenhemit “shënjestër” e hajdutëve

14 Nëntor 2020, 07:03 Nga DOSJA

LONDER – Kapitenit të Anglisë, Herri Kejn, hajdutët i kanë vjedhur në mes të ditës, një makinë luksoze Range Rover, e cila kushton të paktën 100.000 paund. Ata, pasi morën automjetin janë larguar drejt Chingford, një lagje në lindje të Londrës.

Herri Kejn, 27 vjeç, është lojtari i tretë i Totenhem Spërs, që është grabitur muajt e fundit. Më parë, shokët e tij të ekipit, Dele Ali dhe Jan Vertongen, janë sulmuar nga hajdutë të armatosur.

Një burim i afërt me sulmuesin deklaroi, se “Herri mendon se është vënë në shënjestër të një bande hajdutësh, që është përqendruar te grabitjet e futbollistëve. Mënyra se si është realizuar grabitja, nuk duket si rastësi.Shtëpia është në një zonë rezidenciale të re, kështu që nuk është e vështirë të mendosh se makina e tij ka qenë e shënjestruar”.

Burimi në fjalë shton, se “Policia i ka thanë Herrit që kishte pak shanse, që ata ta gjenin makinën e tij, për shkak të vjedhjes së sofistikuar që kanë përdorur hajdutët”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia dele ali hajdutet herri kin jan vertongen kapiteni i anglise policia e londres totenhem anglia dele ali hajdutet herri kin jan vertongen kapiteni i anglise policia e londres totenhem

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 17:46

Alban Bushi sërish pozitiv, humbet Anglinë

TIRANE – Alban Bushi do të humbasë edhe ndeshjen me Anglinë, që do të zhvillojë pëfaqësuesja jonë U-21 ditë e hënë. Trajneri i kombëtares “Shpresa&#...

Sport 14 Nëntor 2020, 18:31

Barcelona, 60 milionë euro borxh Nejmarit

SPANJE – Nejmar mbetet një nga figurat që çdo kandidat për president te Barcelona do të përdorë për të marrë postin. Sipas zërave në Spanjë, katala...