Politike

“Sot njësoj si dje– asgjë e re”/ PD reagon pas vizitës së Edi Ramës në Vlorë: Nuk mbajti asnjë premtim për 8 vite

14 Nëntor 2020, 16:23 Nga DOSJA
“Sot njësoj si dje– asgjë e re”/ PD reagon pas

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Rama në Vlorë. Në një postim në Facebook, ai u shpreh se Rama sot në Vlorë, shëtiti rreth qytetit duke mashtuar të gjithë qytetarët. Bardhi më tej shtroi pyetjen se përse Kreu i Qeverisë nuk u tha të vërtetën banorëve në lidhje me premtimet që nuk ka mbajtur. Në fund sekretari i PD-së e mbylli postimin e tij duke thënë se në 25 prill shqiptarët do të shpëtojnë më në fund nga keq-qeverisja e Ramës.

“Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!
Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po. Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve. Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon. Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim. Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës.  Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët,” mbyll postimin Bardhi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 14:55

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotikë, apo medikamente që u rekomandojnë në spitalet private. Nga Vl...