Politike

Gjiknuri me Covid, Rama: I urojmë shërim të shpejtë, po Lufton me armikun e padukshëm

14 Nëntor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Gjiknuri me Covid, Rama: I urojmë shërim të shpejtë, po

VLORË– Kryeministri Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë drejtuesit politik të qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, i cili është infektuar me Covid-19. Nga Vlora, teksa prezantoi platformën Deputetiqëduam.al, Rama tha se Gjiknuri po lufton me një armik të padukshëm.

Kryeministri u uroi shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve që po përballen me këtë virus. 

“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri. Gjiknuri si shumë shqiptarë të tjerë duhet të përballet me armikun e padukshëm dhe përmes këtij urimi dua ti uroj shërim të sa më të shpejtë të gjithë atyre që e kanë këtë sfidë dhe dua të falenderoj nga zemra të gjithë ekipin e spitalit të Vlorës për punën e shkëlqyer,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 damian gjiknuri edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 14:55

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotikë, apo medikamente që u rekomandojnë në spitalet private. Nga Vl...