Politike

Rama nga Vlora: Po erdhi Monika do ndërtojë teqe, që t’ju shohë filxhanin e t’ju shërojë nga Covid

14 Nëntor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Rama nga Vlora: Po erdhi Monika do ndërtojë teqe, që t’ju

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryetaren e Lëvozjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga Vlora, teksa prezantoi platformën Deputetiqëduam.al, Rama tha se nëse vjen Monika Kryemadhi në pushtet ajo nuk do të shtrojë rrugët as nuk do të shohë se si të përmirësojë qytete.

Sipas kryeministrit, Kryemadhi do të ndërtojë teqe, do të shohë filxhanë dhe tu premtojë njerëzve kurimin nga Covid-19.

“Ata e urrejnë qytetin. Ata urrejnë pastërtinë, rregullin, bukurinë, keni parë ndonjë parti politike që thotë që kemi ndërtuar qytetin e parë pa leje në botë, Saliu për Bathoren? Kush do i bëjë lagjet tuaja? Lesko me Lulin apo Monika që të bëjë teqe të kuqe dhe t’ju shohë filxhanin e të thotë që do ju shëroj nga Covid-19,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 14:55

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotikë, apo medikamente që u rekomandojnë në spitalet private. Nga Vl...