Politike

Pse kërkon mandatin e tretë? Rama: Ne do e bëjmë Vlorën, jo Luli me Leskon, vetëm raki e qofte do shtrojnë ata dhe do ngr

14 Nëntor 2020, 15:07 Nga DOSJA
Pse kërkon mandatin e tretë? Rama: Ne do e bëjmë

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka renditur të gjitha arsyet se përse sipas tij, Partia Socialiste, e meriton një mandat të tretë. Nga Vlora, teksa prezantoi platformën Deputetiqëduam.al, Rama tha se vetëm PS-ja mund të rindërtojë rrugë e të rregullojë qytete.

Sipas kryeministrit, do të jetë ai dhe Partia Socialiste ajo që do ndërtojë rrugë e rregullojë qytete. PD-ja, sipas Ramës, di vetëm të shtrojë tavolina me qofte e raki.

“Pse na duhet mandati i tretë? Për një arsye të thjeshtë, sepse në anën tjetër është siç ishte, nuk është si këtu. Imagjinoni që Luli me ‘Leskon’ e Vlorës ta bëjë dhe anën tjetër si kjo, e parapërfytyroni dot. Jo vetëm që nuk do të bëjnë anën tjetër si kjo, por do ta shtrojë ‘Leskua’ me raki e qoftë dhe do bëhet ansambli polifonik i të dehurve të Vlorës dhe s’do ketë familjar që do kalojë këtej. Përkundrazi do i thonë edhe kalamajve mos kaloni andej se do e gjeni ‘Leskon’. Kështu është kudo, nuk është puna vetëm me ‘leskon’, por kështu është kudo. Kështu është me çdo gjë. Ata urrejnë qytetin. Nuk e thonë dhe nuk e dinë as vetë, por ata urrejnë çdo gjë që lidhet me qytetin, urrejnë pastërtinë, urrejnë bukurinë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 14:55

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotikë, apo medikamente që u rekomandojnë në spitalet private. Nga Vl...