Politike

Rama prezanton “Deputetiqëduam” në Vlorë: Ne do ta bëjmë këtë vend prandaj duam mandat të tretë, Luli e Monika do s

14 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Rama prezanton “Deputetiqëduam” në Vlorë: Ne do ta

VLORË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku dhe prezantoi platformën Deputetiqëduam.al. Teksa mbajti fjalën para qytetarëve, Rama u bëri thirrje të gjithë të rinjve që duan të anëtarësohen në Partinë Socialiste, të futen në platformë dhe të lënë të dhënat e tyre. Kryeministri nuk la pa përsëritur edhe mesazhin që lexoi një ditë më parë nga një person për të cilin shprehet se është një personalitet i shquar. Sipas Ramës, tashmë që ka parë spitalet Covid përmes ERTV, ky personalitet, mund të flejë i qetë.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e kurave për Covid-19 që jepen në spitale private, pasi sipas tij, janë të lidhur me farmacitë dhe duan që të shesin ilaçet. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste pasi u duhet një mandat i tretë që të rregullojnë qytetet dhe rrugët.

Sipas Ramës, nëse në pushtet do të vijë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, ata do të shtrohen në raki e qofte, pasi nuk e duan qytetërimin dhe gjërat e bukura. Kryeministri shtoi se Kryemadhi mund të ndërojë edhe teqe për të parë filaxhanë e për të shëruar qytetarët nga Covid-19.

Ndërsa për Presidentin Ilir Meta, Rama u shpreh se ai vijon të ëndërrojë të bjerë dëshmor si Vojo Kushi, mbi një tank imagjinar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll