Politike

“Fjeti i qetë”/ Rama rilexon LIVE mesazhin e personalitetit të shquar: Ja ç’më shkruan, se kështu është kur i tmerr

14 Nëntor 2020, 15:03 Nga DOSJA
“Fjeti i qetë”/ Rama rilexon LIVE mesazhin e personalitetit

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka rifolur në lidhje me mesazhjet që merr nga një personalitet i shquar pa i treguar atij emrin.

Nga Vlora, teksa prezantoi platformën Deputetiqëduam.al, Rama tha se më në fund, personi që i shkruante se nuk flinte dot i qetë, tashmë, pasi ka parë spitel e Covid në pamjet e publikuara nga kryeministri Rama, është qetësuar.

Sipas Ramës, ankthi dhe paniku i qytetarëve vjen pasi Opozita bën alarm. 

“Një personalitet me shkruan që: shyqyr që më në fund fjeta një natë rehat pasi pash pamjet reale brenda nga spitaleve, se isha i tmerruar nga ankthi s’e s’do kishte një shtrat për mua në spital nëse do ishte nevoja. Kjo është opozita, që kur tregon brendinë e spitaleve thotë është propagandë, dhe është për të ardhur keq për derdimenët që i ndjekin pas dhe që i dëgjojnë dhe i besojnë. Se të thuash propagandë për atë që shikon dhe të thuash fakt për atë që vetëm dërdëllis, është me të vërtetë një fyerje e inteligjencës njerëzore,”- tha Rama.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 14:55

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotikë, apo medikamente që u rekomandojnë në spitalet private. Nga Vl...