Politike

Rama: Ata që bëjnë tamponë tek privati s’i ndalim dot…Kush është në Turqi? Klosi jo, Gjiknuri jo, Denaj jo, qeveria s

14 Nëntor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Rama: Ata që bëjnë tamponë tek privati s’i ndalim

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar të gjithë qytetarët që i drejtohen spitaleve private për të bërë tamponë dhe për të marrë mjekime, pavarësisht se nuk kanë simptoma të rënda të Covid-19.

Nga Vlora, teksa prezantoi platformën Deputetiqëduam.al, Rama tha se nuk ndalon dot askënd që të bëjë tamponë tek privati apo të shkojë në Turqi, por që spitaleve shtetëorre nuk u mungon asgjë. Sipas Ramës, asnjë nga anëtarët e qeverisë që janë infektuar nuk kanë shkuar në Turqi, por që janë kuruar në Shqipëri.

“Njerëzit, një pjesë e madhe që skanë simptoma, pse i bëjnë simptomat tek privati? Nuk i ndalim dot, por i themi dëgjoni mjekët. Nëse nuk ndihesh mirë, sillu si ta kesh Covidin, sillu si të thonë mjekët, nuk ka nevojë ta bësh tamponin, pse e bën, për cfarë ta bësh. Një nga mjekët më tha që kur të dalësh, të lutem thekso, mos blini ilace kot. Mjekët e familjes e dinë se cfarë duhet të thonë në bazë të protokollit. Në momentin që je në gjendje të vëstirë, të cojnë në spital se ka shtretër dhe kushte. Nuk ka asgjë që është në spitalet tjera që ne nuk e kemi ne. Cilët politikanë janë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është, Blendi Klosi nuk është, ministrja e financave nuk është. Nuk i ndalojmë dot, por anëtarët e qeverisë janë këtu. Disa e kanë kaluar, disa po e kalojnë dhe nëse kanë nevojë do shkojnë në spital publik. Silva Bino ishte në ggjendje të rëndë dhe e kaloi në Infektiv. Patjetër që ka mundësi të shkojë në Turqi. Pse shkoi në Infektiv? Se duke qenë në brendësi, e di që në Turqi nuk ka asgjë më shumë se këtu. Mjekët janë heronjtë dhe absolutisht në detyrë,”- tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se Opozita, shpresën për të ardhur në pushtet, tek katastrofa mjekësore, që nuk do të ndodhë sipas kryeministrit, pavarësisht dëshirës së tyre. 

“Një opozitë që shpresën e fundit për tu rikthyer në pushtet e ka varur tek armiku i padukshëm. Një opozitë e cila fatkeqësisht ëndërron katastrofën. Ëndërron atë që thotë përditë duke e shitur sikur të ishte realitetit që fshihet, por që në fakt është ëndrra aspak e fshehtë e saj, kolapsi i sistemit tonë shëndetësor. Ëndërron që mos ketë më shtretër për të sëmurë, që vërtet të sëmurët të dergjen dyshemeve, që Shqipëria ta humbasë këtyre sfidë dhe ata të përfitojnë. Të përfitojnë atë pushtet, që e kanë patur dy herë. Në të dyja herët kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete dhe ndërkohë që e kanë çuar Shqipërinë dy herë në drejtim të paditur. Një herë në 1997 dhe njëherë në 2013,”- shtoi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll