Politike

14 Nëntor 2020, 14:55 Nga DOSJA

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotikë, apo medikamente që u rekomandojnë në spitalet private. Nga Vlora, teksa prezantoi platformën Deputetiqëduam.al, Rama tha se spitalet private janë lidhur me farmacitë, dhe duan të shesin ilaçet.

Ndërsa qytetarët, sipas kryeministrit, duhet tu drejtohen spitaleve dhe mjekëve në shtet për të marrë rekomandimet e duhura.

“Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to. Kemi rastin e Silva Binos, që nuk iku në Turqi, e kaloi në spital në Tiranë. Pse shkoi aty? Se duke qenë shumë në brendësi të të gjithave, e di shumë mirë që s’ka në Turqi asgjë më shumë se sa këtu,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020 edi rama rama ne vlore 14 nentor 2020

Sondazh

Poll