Politike

Rama publikon pamjet: Ja Spitali i Vlorës me repart Covid. Kryeministri thumbon Metën: Baba Xhikja del i dehur e thotë se po

14 Nëntor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Rama publikon pamjet: Ja Spitali i Vlorës me repart Covid. Kryeministri

“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin. Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek… Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre. Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama vijoi paraditen e të shtunës inspektimet në dy kantieret e reja të ndërtimit që janë hapur në qytetin e Vlorës, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti. Ramës i është vënë “pritë” nga një grup qytetarët, të cilët i kanë thënë në sy shqetësimet e tyre.

(A.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 11:18

TIRANË- Partia Demokratike, ditën e sotme ka ngritur alarmin. Në një deklaratë për ish-Deputetja e Pasrtisë Demokratike Albana Vokshi është është shprehur ...