Politike

Ndarja nga jeta e Valter Gjonit/ Basha: Bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe

14 Nëntor 2020, 12:51 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Valter Gjonit/ Basha: Bashkohem me ngushëllimet dhe

TIARNË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas vdekjes së aktorit të njohur Valter Gjoni. Në një postim në rrjetet sociale, Basha i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e trishtë, sakaq thotë se Gjoni ishte një artist model në Tiranë dhe që la pas një trashëgimi të pashlyeshme kulturore.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë.”- shkruan Basha.

Aktori i njohur shqiptar Valter Gjoni, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 66-vjeçare. Gjoni, i cili ishte drejtor Protokolli në Bashkinë e Tiranës, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ku dhe i ka shprehur ngushëllime familjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavuirusi ne shqiperi lulzim basha valetr gjoni koronavuirusi ne shqiperi lulzim basha valetr gjoni

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 11:18

TIRANË- Partia Demokratike, ditën e sotme ka ngritur alarmin. Në një deklaratë për ish-Deputetja e Pasrtisë Demokratike Albana Vokshi është është shprehur ...