Politike

“Tani është 5 minuta”/Rruga e Lumit të Vlorës, Rama ‘nxehet’ me deputetin: Sqaroji mirë e mos më bëjnë mua mesaz

14 Nëntor 2020, 12:27 Nga DOSJA
“Tani është 5 minuta”/Rruga e Lumit të Vlorës,

VLORË– Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama ditën e sotme gjatë inspektimeve në Vlorë ka vizituar kantierin ku po ndërtohet në rrugën e Lumit të Vlorës. Ai u shoqërua nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe deputeti Vullnet Sinaj, të cilët i kanë shpjeguar dhe lehtësirat që ka sjellë ndërtimi i rrugës.

Sipas tyre me ndërtimin e rrugës është shkurtuar dhe distanca kohore. Ata thonë se nga 1 orë e 20 minuta që ishte rruga ga Vlora në Gjormë, tashmë mund të bëhet për 20 minuta. Ndërkohë sipas tyre, nga Vlora në Brataj, ishte një orë e gjysmë, tani do do të bëhet për 30 minuta dhe për të gjithë pushuesit, aksesimi i Himarës, nga Vlora do të bëhte për një orë e çerek, deri në Qeparo.

Sakaq, kreu i qeverisë, Edi Rama në fjalën e tij tha se Rruga e Lumit të Vlorës vazhdon të marrë formë përgjatë tërë gjurmës së saj dhe po bëhet gati që sezonin e ardhshëm turistik.  Në një moment keu i qeverisë është nxehur me deputetin  Sinaj, kur ky i fundit tha që të kënaqur duhet të jenë edhe banorët e zonës së Peshkëpisë e Selicës. Rama me ton të ashpër i ka thënë që të sqarojë mirë qytetetarët.

Pjesë nga biseda

Rama: Nga Vlora deri në bregdet, me një udhëtim panoramik përmes luginës e fushave e kodravë është spektakël e do nxisë agroturizmin në thithë zonën. Do e kthejë zonë turistike brenda maleve e do nxisë prodhimin se do lidhet shumë më shpejt baza prodhuese blegtorale me tregun turistik poshtë. Kur kemi ardhur herën e parë këtu vajtëm mbrapa kam pasur tre ditë bllokim nga mesi.

Dritan Leli: Tani është 5 minuta

Edi Rama: Atëherë e kemi bërë 1 orë e gjysmë

Vullnet Sinaj: Edhe pjesën e Peshkëpisë e Selicës ti bëjmë të kënaqur dhe ata andej.

Edi Rama: Po ata andej sqaroji mirë e mos më bëjnë mua mesazhe ata se nëse ka një komunitet që s’ka gojë të flasë që ne atë që themi e bëjmë, janë ata, në gjithë bashkinë vlorë s’kanë gojë të flasi njeri jo na thatë jo s’na thatë.

Rialokimi i fondit ka qenë për arsye të llogjikës së buxhetit kur ne nuk ishim ende në fazën për ta filluar po kjo s’do të thotë që ne s’do e bëjmë atë.

Sqaroja mirë se është skandal që tani të besojnë Leskon me Lulin, vete Lesko me Lulin e u tregon përralla e i besojnë ata po ca janë ata se s’janë vetëm të këndojnë këngën e historisë. Ky është muhabet kot tani.

Ata, këta ata, ato, andej këndej se kishin parë ndonjëherë që do ndodhte kjo gjë, kush do e bënte? Të shohin e të presin.

Ka një arsye pse emri Durim nuk eksizton në gjithë zonën e Labërisë.

Ke parë emër tërmet ti? Ja këtu i vënë, Durim s’ka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama vullnet sinaj dritan leli edi rama vullnet sinaj

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 11:18

TIRANË- Partia Demokratike, ditën e sotme ka ngritur alarmin. Në një deklaratë për ish-Deputetja e Pasrtisë Demokratike Albana Vokshi është është shprehur ...