Politike

“Kur erdhëm për herë të parë në Brataj dhe më pas bllokim 3 ditë nga mesi”/ Rama: Në Vlorë s’ka gojë të flasë

14 Nëntor 2020, 12:23 Nga DOSJA
“Kur erdhëm për herë të parë në Brataj dhe

VLORË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet e rrugës së Lumit të Vlorës në fshatin Brataj. Teksa ka parë nga afër projektin në fjalë, kreu i qeverisë ka thënë se premtimet që ka dhënë i ka mbajtur sakaq ka shtuar se vlonjatët nuk kanë ‘gojë’ të flasin.

Ndër të tjera, Rama është shprehur se rruga do të përfundojë. Më tej kreu i qeverisë tha se vlonjaët nuk duhet të besojnë Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi sipas tij ky i fundit u tregon përralla. Kreu i qeverisë u ndal dhe tek projekti i rrugës për zonën e Selenicës, ndërsa shigjetoi banorët e saj se nuk duhet të besojnë përrallat e Lulzim Bashës.

“Këto dy akse, aksi që lidh Tepelenën me detin dhe aksi që lidh Labërinë, duke bërë të mundur të përshkohet rruga nga Vlora, deri në bregdet, nga ana tjetër në Himarë, me një udhëtim panoramik, mes luginës dhe fushave, është spektakël. Kjo do nxisin argotizmin në këtë zonë. Sepse është afër detit. Patjetër që do të nisin prodhimin se do të lidhet më shpejt bazën prodhuese me tregun. Spektakël. Kur kemi ardhur herën e parë këtu, shkuam në Brataj dhe më pas bllokim 3 ditë nga mesi. Atëherë e kemi bërë 1 orë e 30 apo dhe 2 orë. Ata të Selenicës sqaroi mirë. Mos të më bëjnë mua mesazhe ata. Se nëse ka një komunitet që s’ka fare gojë të vërë ne diskutim që unë ça them e bëj, është ky komunitet këtu. Në gjithë bashkinë Vlorë s’ka gojë të flasë njeri; ‘jo po na thatë, jo s’na thatë’. Rialokimi i fondit ka qenë për arsye të logjikës së buxhetit, pasi nuk ishim në fazën për ta filluar atë. Se kjo s’do të thotë se ne s’do e bëjmë atë. Se dhe po mos të duan ata, ne do e bëjmë, (Rrugën). Është skandal që ata të besojnë Lekso dhe Lulin. Shkon Leskua dhe Luli iu tregon përralla, dhe ata i besojnë. Po ça janë ata?! Ata s’janë vetëm për të kënduar këngët e historisë. Ata, këta, këto, andej, këndej. Se kishin parë se do të ndodhte kjo gjë. Të shohin dhe të presin. Ma ka thënë bukur dikush dhe se harroj; “Ka një arsye se pse emri ‘Durim’ nuk ekziston në gjithë zonën e Labërisë”. Ke dëgjuar ndonjë emër Durim nga Vlora?! Vetëm këtu i vihet emri ‘Tërmet’ fëmijës. (qeshin të pranishmit).”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 11:18

TIRANË- Partia Demokratike, ditën e sotme ka ngritur alarmin. Në një deklaratë për ish-Deputetja e Pasrtisë Demokratike Albana Vokshi është është shprehur ...