Sport

Gruaja e e ikonës së futbollit rrëfen historinë e dashurisë: Selman Stërmasi ishte i çmendur pas meje, u plaka se dreq ka

13 Nëntor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Gruaja e e ikonës së futbollit rrëfen historinë e

TIRANË– Nezihat Stërmasi gruaja e ikonës së futbollit Selman Stërmasi, ka së fundmi  folur në lidhje me martesën, familjen si dhe njohjen me ish-futbollistin. E ftuar në emisionin  “Hisoria ime”, ajo shpreht se me Selmanin është njohur në stadium, ku dhe sipas saj aokohe futbollisti çmendej pas saj.

Ajo thotë se futbollisti nuk ishte xheloz pasi e donte shumë dhe madje sipas saj ai edhe kur takonte shokët e merrte me vete.

Isha me vëllezërit, ata ishin shumë tifozë. Isha e fejuar dhe shkoja në sport në Stadium. Shkoja me vëllezërit, Selmani luante në fushë dhe unë bëja tifo për të dhe bërtisja. Edhe kur u martuam shkoja në stadium, isha e para. Kur shkoja në stadium, pastaj të gjithë shkonin në rrobaqepsi të bënin rrobat si unë. Unë kisha rrobaqëpësen time, ishte një jugosllave. Nuk isha xheloze sepse ai çmendej pas meje. Ai edhe kur kishte shokë për darkë më vendoste mua në krye të tavolinës. Vinte më pyeste a u lodhe dhe kur i thoja po, më merrte dhe më fuste brenda. Kemi shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Vajza i ka ngjarë shumë për gjithçka. Shtëpia jonë ka qenë e hapur për të gjithë. Vinin shumë familje, ishin shumë të mirë por shumë fanatikë dhe kur bëheshe ndonjë drekë apo darkë, uleshin vetëm burrat, gratë jo, kurse unë i mblidhja dhe burrat bashkë. Ku di unë, ai më donte shumë. Thoshte kur dal në rrugë nuk shoh femër si ti, i thoja mos fol budallalliqe se të gjitha femrat njësoj janë. Më thoshte jo nuk janë njësoj se ti di t’i presësh njerëzit, di t’i nderosh, t’i llafosësh. Edhe unë e kam dashur shumë sepse ishte për të dashur. U plaka tani sepse dreq kam qenë.” -shprehet ajo. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nezihat stermasi selman stermasi nezihat stermasi selman stermasi

Sondazh

Poll