Sport

Arrestohet në stadium, presidenti i Federates së Futbollit të Bolivisë

13 Nëntor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Arrestohet në stadium, presidenti i Federates së Futbollit të

BOLIVI – Mbrëmë Bolivia humbi në shtëpi 2-3 ndaj Ekuadorit, takimin e tretë për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022. Në pushimin mes pjesëve, ndodhi një ngjarje e papritur. Presidenti i Federatës së Futbollit të Bolivisë, Markos Rodriguez është arrestuar gjatë pushimit.

Numri një i futbollit në vendit latino-amerikan, akuzohet për parregullsi administrative. Gjithçka lidhet me një “luftë” të brendshme për t’u ulur në kolltukun presidencial të futbollit bolivian.

Çezar Salinas, ish-presidenti i federatës, humbi jetën në muajin korrik nga koronavirusi dhe gara për t’i zënë vendin u bë shumë e ashpër. Akuzat mes kandidatëve kanë qenë të forta.

Markos Rodriguez ka denoncuar gjatë kësaj kohe rivalët e tij për postin e kreut të futbollit bolivian për organizimin e një puçi, por mbrëmë vetë ai ka përfunduar në pranga.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bolivia ekuadori kupa e botes katar 2022 presidenti markos rodriguez bolivia ekuadori kupa e botes katar 2022 presidenti markos rodriguez

Sondazh

Poll