Politike

U emërua zv/ministër, Besart Kadia zbulon kushtet: Ja kur mund të anëtarësohem në PS, ende s’më kanë bërë ofertë

13 Nëntor 2020, 21:31 Nga DOSJA
U emërua zv/ministër, Besart Kadia zbulon kushtet: Ja kur mund të

TIRANË– Besart Kadia, i cili vetëm pak ditë më parë u emëruar zv/ministër në Ministrinë e Ekonomisë, ka treguar ‘kushtet’ e tij, për tu bërë pjesë e Partisë Soicaliste.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Kadia, që deri në një vit më parë, ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, tha se ende nuk i ka bërë ofertë kryeministri Edi Rama, për tu bërë pjesë e PS-së. Gjithsesi ai zbuloi kushtet që kishte.

“Unë i jam bashkuar si ekonomist, për mua do ishte pazar të mendoja a do anëtarësohem apo jo, s’ma kanë bërë si ofertë anëtarësimin. Gjithë debatet që kam patur pavarësisht përplasjeve, gjithçka ka qenë për ekonominë, s’ka qenë personale. Nëse Rama ka ndërmend të bashkëpunojë për mua edhe në formën e përfaqësimit politik, po. Nëse Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura për të, patjetër që po,”- tha Kadia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart kadia besart kadia emerohet zv.minister besart kadia besart kadia emerohet zv.minister

Sondazh

Poll