Politike

Rama për mjekët: Thoni fjalë të këqija për mua, më shani, por jo për ata….prej muajsh të tërë qëndrojnë me rrobat

13 Nëntor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Rama për mjekët: Thoni fjalë të këqija për mua,

FIER– Kryeministri Edi Ram u ka kërkuar një nder të gjithë atyre që shajnë dhe thonë fjalë të këqija për qeverinë. I pranishëm në Mbrostar të Fierit, teksa prezantoi edhe skuadrën e tij për zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se askush s’duhet të flasë keq për mjekët.

Sipas tij, ata janë heronj dhe nuk dorëzohen, duke mos u ankuar edhe pse prej muajsh, mbajnë veshur rrobat e rënda të luftës

“Për ata mjekë njëherë, nuk dua të dëgjoj asnjë fjalë….thoni çfarë të doni përmua, më shani e thoni fjalë të këqija, por për ata jo. Nuk janë më ata kasapët që të linin të vdisje po nuk u dhe lekët në xhep, sigusisht që ka ende të tille, jo që të lënë të vdesësh por që duan lekët. Ata janë heronj ata që janë aty në për spitale, prej muajsh mbajnë veshur rrobat e rënda të luftës. Ne vijojmë jetën tonë, me apo pa kufizime ndërsa ata janë aty. Dhe nuk ka ardhur asnjëri të thotë unë do dorëzohem, kaq mundem,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier 13 nentor 2020 edi rama rama ne fier 13 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...