Politike

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Diskutim konstruktiv për të ecur para në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e plan

13 Nëntor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Diskutim konstruktiv

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Von Der Leyen, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku dhe ka treguar se çfarë kanë diskutuar.

Ajo thotë se me kryeministrin shqiptar diskutuan mënyrën më të mirë për të ecur përpara në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ursula von der leyen edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...