Politike

Ministri i Jashtëm i Italisë telefonon Ramën, në fokus të bisedës pandemia e COVID-19

13 Nëntor 2020, 16:56 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Italisë telefonon Ramën, në fokus

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio, ditën e sotme ka zhvilluar një një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama.

Lajmi është bërë i dtur nga Ministria e Jashme e Italisë, ku përmes një  njoftimi thotë se Di Maio dhe Rama diskutuan për luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimin dypalësh, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e kryesisë shqiptare të OSBE-së.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASTHME ITALIANE

Romë, 13 nëntor – (Nova) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Twitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...