Politike

“Mbi 10 ambulanca në pritje te infektivi”/ Pampuri publikon VIDEON: Pamjet reale që rrëzojnë propagandën e montazheve t

13 Nëntor 2020, 18:36 Nga DOSJA
“Mbi 10 ambulanca në pritje te infektivi”/ Pampuri publikon

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri së fundmi ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara disa orë më parë sot nga spitali Infektiv, ku shiheshin mbi 10 që prisnin para Infektivit.

Në një postim në rrjetet sociale, krahas videos ka shkruar se këto janë pamjet reale që rrëzojnë propagandën e montazheve të kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera ajo thotë se pacientët dhe familjarët e tyre po përballën me radhët e tejzgjatura në pritje të lirimit një shtrati tek COVID-19. Në postimin e saj ajo ka akuzuar dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke thënë se ky i fundit sipas saj po sulmon mjekët që tregojnë të vërtetën me situatën e vështirë të spitaleve.


POSTIMI I PLOTË:

Edhe sot, pacientët dhe familjarët e tyre u përballën me radhët e tejzgjatura në pritje të lirimit një shtrati tek COVID-19.  Mbi 10 ambulanca në pritje janë fotografia e dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Në vend që të bëjë diçka për të lehtësuar qytetarët, Edi Rama ka nisur të sulmojë mjekët që dëshmojnë të vërtetën, se spitalet janë të tejmbushura. Sot, çdo mjek dhe punonjës i shëndetësisë ndihet i fyer, i braktisur dhe i indinjuar nga sulmi i padenjë që Edi Rama u ka bërë dy mjekëve të shkëlqyer Arjan Mezini dhe Genc Sulçebe. Sjellja e tij me mjekët që përballen direkt me virusin meriton përbuzje. E vërtëta e pohuar prej tyre nuk fshihet dot nga propaganda e Edi Ramës, i cili i do mjekët pa zë dhe pa kurajo për të folur. E vërteta që pohojnë mjekët është se pacientët e infektuar me COVID-19 duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata. E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët duhet të presin 10 ditë për një tampon. E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët që kurohen në shtëpi shpenzojmë shumë parà, pasi qeveria e dështuar nuk rimburoson asgjë. Edi Rama mund të fyejë, shajë, mallkojë, mashtrojë, por nuk e fsheh dot të vërtetën dhe nuk i intimidon dot profesionistët që të thonë atë që shohin çdo ditë- dështimin e Edi Ramës me pandemië dhe sistemin shëndetësor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavurussi ne shqiperi orjola pampuri koronavurussi ne shqiperi orjola pampuri

Sondazh

Poll