Politike

“Dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli”/ Basha: Janë braktisur 75 mijë persona me diabet

13 Nëntor 2020, 15:13 Nga DOSJA
“Dëshmi tjetër e daljes së situatës nga

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të shoqatës së diabetikëve, është shprehur se rreth 75 mijë persona që janë të prekur me diabet janë lënë në harresë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se diabetikët janë më të rrezikuarit nga Covid-19, sakaq shton se përgaqësuesit e shoqatës po përballen me shqetësime të thella.

Postimi i Plotë:

Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Asnjë plan, asnjë masë reale. Braktisja e plotë e mbi 75 mijë diabetikëve, ndër më të rrezikuarit nga COVID-19, është dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli. Përfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve konfirmuan shqetësimet e thella që kemi ngritur prej javësh. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Spitalet janë jashtë funksionit. Nëse Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika, nuk do të ishim sot këtu. Edhe sa familje shqiptare duhet të humbin të dashurit e tyre, që kryeministri të bëjë detyrën? Së bashku do ta mposhtim të keqen, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellin një shpresë të re për vendin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha takim me perfaqesues te shqoqates se diabetikeve lulzim basha lulzim basha takim me perfaqesues te shqoqates se diabetikeve

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...