Politike

Çështja e naftëtarëve/ Rama: Atje i çoi Saliu me Monikën, pot ë ishin ata edhe sot s’do merrnin asnjë ndihmë, por ne

13 Nëntor 2020, 14:57 Nga DOSJA
Çështja e naftëtarëve/ Rama: Atje i çoi Saliu me

FIER– Kryeministri Edi Rama ka siguruar edhe njëherë zgjidhjen e çështjes së naftëtarëve të Fierit. I pranishëm në Mbrostar të Fierit, Rama tha se gjithçka do të zgjidhet teksa nuk harroi të përmendte sërish Opozitën. 

Kryeministri tha se nëse në këtë ditë do të ishte Lulzim Basha në pushtet, ata nuk do të përfitonin asgjë. Rama tha se në këtë gjendje i çoi Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi naftëtarët. 

“Më pas do të takoj naftëtarët, do mbyllim marrëveshjen dhe do tu japim ato që meritojnë dhe u takon, ata janë në këtë situatë, jo për fajin tonë, por prej kompanisë dhe  kompaninë e ka krijuar Saliu, bashkë me Monikën, nuk e kemi bërë ne. naftëtarëve u them se sigurisht që le ta parafytyrojmë për një moment sikur sot të mos ishim ne port ë ishte Luli me Monikën, bashkë me Saliun dhe Ilirin nga mbrapa që të merrnin një haber të mirë e të kishin qetësi. Në do të vazhdojmë të punojmë pa pushim për tu krijuar një zgjidhje. Aty ku janë i çuan ata që duan të vijnë prape, nuk luhet fare me diskutimin dhe aq më pak mund të pranohet ideja që këtu janë të gjithë njësoj. Po të ishim të gjithë njësoj, kështu do të ishte edhe ky shehs, me të gjitha sheshet e kanalet vaditëse që ishin thjesht vija uji të mbyllura nga ferrat,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier 13 nentor 2020 edi rama rama ne fier 13 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...