Politike

Fjalimi i Ramës në Fier, Bardhi: Ka tradhtuar edhe socialistët, nuk do e votojnë më 25 prill! Ka 8 vite që përsërit të

13 Nëntor 2020, 15:39 Nga DOSJA
Fjalimi i Ramës në Fier, Bardhi: Ka tradhtuar edhe socialistët,

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama nga fshati Mbrostar i Fierit, ku prezantoi skuadrën e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ka sjellë një reagim të ashpër të kampit blu. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një postim në rrjetet sociale, akuzon kryeministrin si një politikan të lodhur, i cili përsërit sipas tij të njëjtat gënjeshtra. Bardhi thotë se edhe socialistët do e ndëshkojnë me votë më 25 prill PS dhe kryeministrin Edi Rama.

DEKLARATA E PLOTË E BARDHIT:

Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim. Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh. Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën. Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...