Politike

Meta pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, shpreha mirënjohjen për mbështetjen në p

13 Nëntor 2020, 17:17 Nga DOSJA
Meta pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ditën e sotme ka pranuar Letrat Kredenciale ambasadorit të ri finlandez Sh.T.Z Jari Gustafsson. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se vlerëson marrëdhëniet e mira politike Shqipëri-Finlandë si dhe përshëndeti shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë.

Po ashtu ai e inkurajoi ambasadorin e ri për një prani më të madhe ekonomike të Finlandes në Shqipëri si dhe e falenderoi për asistencën financiare për Rindërtimin.

“Me shumë kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, Sh.T.Z Jari Gustafsson. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri, si dhe theksova rëndësinë e veçantë të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok. E falenderova për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kalua.”- shkruan Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta jari gustafsson ilir meta jari gustafsson

Sondazh

Poll

Politike 13 Nëntor 2020, 10:31

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka mir...