Politike

13 Nëntor 2020, 10:31 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë me maskë në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, ku edhe ka lëshuar sinjale të rëndësishme për ligjet që ka miratuar Kuvendi së fundmi. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka bërë edhe njëherë thirrje ndaj SPAK që të hetojë ligjin për metrologjinë, ndërsa pyetjes nëse ‘kufizimet për presidenti’ do t’i dërgonte për opinion tek Venecia, Meta iu përgjigj me vijë të kuqe. Edhe njëherë Meta theksoi se Kushtetuta për të është vijë e kuqe që nuk preket, duke bërë edhe njëherë të qartë qëndrimin e tij se të gjitha ligjet që i konsideron abuzuese dhe në shërbim të interesave të caktuara do t’i kthejë për rishqyrtim. Nuk kaloi as pa komentuar situatën me pandeminë… Meta bëri me dije se po shqyrtonte planin e veprimit që i kishte vënë në dispozicion ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke shtuar se kishte nisur dhe ai të mbante maskën si shenjë reflektimi ndaj këshillave të ekspertëve. 

Ndërkaq ai ka vlerësuar opozitën për qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me pandeminë në vend, duke e vlerësuar me notën 10, ndërsa veten me notën 9, maska ishte ajo që i uli pikë pasi nuk e ka vendosur më parë.

Meta i doli në mbrojtje Bashës, të cilin e akuzojnë si hetues i UÇK-së, duke e cilësuar si model të sjelljes shëmbullore për ruajtjen ndaj pandemisë e se nuk mund të akuzohet për veprime të tilla. Numri një i shtetit sqaroi dhe vizitën e ish-këshilltarit të tij në Kryeministri, duke treguar se bëhej fjalë për një bisedë me shefen e kabintetit të Kryeministrisë lidhur me Forcat e Armatosura.

Në fund, edhe njëherë Meta bëri thirrje për kujdes nga pandemia, duke dhënë edhe shëmbuj personalë të miqëve që kishte humbur nga COVID-19.

(k.m/a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 13 nentor 2020 ilir meta meta me gazetaret 13 nentor 2020

Sondazh

Poll