Politike

“Nuk dinim kush ishin kontrabandistët e familjarët”/ Rama për spitalet: Jmei krenarë, ktheni kokën të shihni ç’bëh

13 Nëntor 2020, 14:40 Nga DOSJA
“Nuk dinim kush ishin kontrabandistët e familjarët”/ Rama

FIER– Kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim të spitaleve të kohës së sotme me ato që kishte Shqipëria gjashtë apo shtatë vite më parë.

I pranishëm në fshatin Mbrostar të Fierit, ku dhe prezantoi skuadrën e tij për këtë vend, për zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se më parë nuk merrje vesh nëse ishte spital, apo stacion treni.

Kryeministri shtoi se aty nuk dihej kush ishte infermierja, kush doktori e kush kontrabandisti, ndërsa tani, sipas tij, gjithçka është në rendin e duhur.

“Nuk janë më spitalet e Saliut në Shqipëri. Ne kemi arritur që të ndërtojmë në Shqipëri një sistem nga kjo flamë. Foli Gramozi para të gjithëve dhe unë dua që t’i ftoj të gjithë, që ta kthejnë kokën, tek spitali i Fierit gjashtë vite më parë, në çdo spital të Shqipërisë 6-7 vjet më parë. Në atë kohë nuk gjëjë dot se kush ishte mjeku, kush ishte infemieri e kush ishin familjarët, kontrabandistët. Të gjithë bashkë atje si në një stacion treni periferik. Është shembulli kuptimplotë për të gjithë ata që duan të shikojnë e dëgjojnë. Ata që nuk duan, nuk shërohen,”- tha Rama. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier 13 nentor 2020 edi rama rama ne fier 13 nentor 2020

Sondazh

Poll