Politike

LAJMI I FUNDIT/ Zgjedhjet brenda partive, Rama kujton të shkuarën, s’i ndahet dot krahasimit me PD: Po mos të pranonin të

13 Nëntor 2020, 14:25 Nga DOSJA
LAJMI I FUNDIT/ Zgjedhjet brenda partive, Rama kujton të shkuarën,

Edi Rama:Ne kemi nevojë që të harmonizojmë gjeneratat dhe eksperiencat e atyre që prej kohësh janë të angazhuar në këtë front. Kur ne themi që jemi të hapur dhe duam të ndërtojmë një skuadër harmonike nuk kemi parasysh vetëm mosha të reja, por edhe ata që kanë forcë shpirtërore që kanë pasion dhe ide të reja për ne. Kam parasysh njerëz që vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur. Qe nga ata të administratës, tek ata që kanë zgjedhur të shërbejnë si mësues, mjekë, infermiere, punonjës socialë dhe ata që punojnë tokat. Deri tek ata që janë në emigracion që e shohin Shqipërinë me vëmendje dhe dëshirë që duhet të bëhet më e mirë çdo ditë. Këtu nuk është një proces dhe fillon dhe mbaron me deputetët. Shtrihet përtej kësaj. Në Fier kemi eksperienca pozitive me vajza dhe djem që janë përfshirë në qeverisjen vendore. S’është proces që na detyroi dikush, apo për të thënë që jemi të hapur. Jemi të prirur që ta ripërtërijmë gjakun. Kjo është tradita jonë. Nëse nuk do të ishte kjo traditë, unë që po iu flas, s’do isha këtu sot. Kjo është shpreja më kuptimplotë e asaj që është tradita jonë. Dy njerëz të një moshe tani, të dy i kemi humbur tjegullat e kokës, jemi të një gjenerate. Me dy drejtime të ndryshme që gjendemi në një familje politike. Si ky shembull ka me qindra në historinë e kësaj partie. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë farsa si ajo që bën kundërshtarët tanë politikë. Është e panevojshme, e padobishme dhe e pakuptueshme. Ngritën një komunitet të urtësh, duke nënçmuar gjithë familjen politike. Duke iu dhënë anëtarëve ‘hajdeni dhe na tregoni kush s’duhet të jetë’. Gjithë procesi për të “vrarë” djalin e Fahriut. E pakuptueshme për të përfunduar kokoshi një thelë. Dhe pastaj Luli thotë që fshihem pas Komitetit të ekspertëve.Unë e mirëkutpoj se ai ndërton komitete për t’u fshehur, dhe përdor një ish-president për të nxirë Babalen.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll