Politike

Rama prezanton skuadrën në Fier: Spitalet nuk janë ato të para 6 viteve, doktorët të linin të vdisje…çështja e naftë

13 Nëntor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Rama prezanton skuadrën në Fier: Spitalet nuk janë ato të

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Mbrostar të Fierit për të prezantuar skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht fjalën e mbajti drejtuesi politik për jugun, Gramoz Ruçi, i cili nuk i ka kursyer lavdet ndaj kreut të partisë së tij, Edi Rama. Më pas, Rama kujtoi kohën kur ishte bërë pjesë e Partisë Socialiste, duke bërë krahasimin me “zgjedhjet” brenda PD-së. Sipas Ramës, kryedemokrati Lulzim Basha fshihet pas një komitetit për të hequr nga partia figurat që nuk do.


Kryeministri nuk la pa prekur edhe pjesën e pandemisë. Ai u shpreh se sot në Shqipëri, nuk janë më spitalet e para gjashtë apo shtatë viteve, ku mjekët të linin të vdisje nëse nuk u fusje lekët në xhep. Sipas Ramës, spitalet në kohën e Sali Berishës ishin si një stacion treni ku nuk dihej se kush ishte kontrabandisti.

Rama përmendi mesazhin e një personazhi të njohur publik, pa i nxjerrë emrin, për të cilin tha se kishte frikë dhe nuk flinte dot gjumë nga ankthi se mos e infektohej dhe nuk do të kishte asnjë shtrat në spital për tu shtruar. Përsa u përket të infektuarve që shkojnë në Turqi, Rama tha se nuk i ndalon dot njerëzit që të shkojnë, por edhe në Shqipëri, nuk u mungon asgjë. Kreu i Qeverisë tha se askush nuk duhet të flasë keq për mjekët, pasi ata janë heronj që nuk dorëzohen dhe mbajnë veshur rrobat e rënda të luftës, që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri preku edhe tëmen e naftëtarëve për të cilët tha se çështja e tyre do të mbyllet shumë shpejt. Sipas tij, nëse në këtë situatë do të ishte në qeveri Sali Berisha, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, ata s’do të merrnin asgjë. Sipas Ramës, në atë situatë i ka çuar pikërisht Berisha. Nuk harroi të prekte as Opozitën. Sipas Ramës, Opozita që pret të vijë në pushtet, ka si paketë Monikën e cila do ‘pjesën e saj’.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier 13 nentor 2020 edi rama rama ne fier 13 nentor 2020

Sondazh

Poll