Politike

Edi Rama për Opozitën: Nxjerrin një dhëndërr, Lulin, po pastaj vjen Monika, e dini ju sesa e ka pjesën ajo, e keni parë,

13 Nëntor 2020, 14:43 Nga DOSJA
Edi Rama për Opozitën: Nxjerrin një dhëndërr, Lulin, po

FIER– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse vjen kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në pushtet nuk vjen vetëm, por ka si paketë edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

I pranishëm në Mbrostar të Fierit, ku dhe prezantopi skuadrën e tij për zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se të gjithë e dinë tashmë që Monika Kryemadhi kërkon pjesën e saj, dhe dihet që ajo e ka ‘pjesën të madhe’.

“Sot nxjerrin një dhëndërr për ta prezantuar aty, por kur të vijë dita pastaj del Monika. Do thonë ju marrëveshjet për këtë i keni bërë, por prit se mblesërit jemi ne. dhe do pjesën ajo, ju e dini sa e ka pjesën Monika, e keni parë në Fier. Deri dje bëhej marrëveshje me ndërmarrjen e Metës, sot nuk flitet më, se e ka bërë edhe institucionin e Presidentit që ç’tju them, ç’e ka bërë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier 13 nentor 2020 edi rama rama ne fier 13 nentor 2020

Sondazh

Poll