Politike

“Nuk flija dot gjumë nga aknthi…”/ Rama zbardh mesazhin e personazhit publik: E njihni të gjithë, i kishin injektuar fr

13 Nëntor 2020, 14:33 Nga DOSJA
“Nuk flija dot gjumë nga aknthi…”/ Rama zbardh mesazhin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar para qytetarëve në Mbrostar të Fierit se një personazh shumë i njohur i ka rrëfyer se nuk flinte gjumë nga ankthi që e kishte zënë prej pandemisë.

Sipas kryeministrit, ky person, të cili nuk ja tregoi emrin kishte merak se ndoshta po të infektohej nuk do të gjente as shtretër nëpër spitalet në Shqipëri.

“Nuk ka autorizim t’ja përdor emrin por është një figurë publike që e njihni të gjithë ju,. Më thoshte ‘Nuk arrija dot të flija gjumë nga ankthi që nëse do të infektohem nuk do të gjeja më shtrat në një spital.’ Dhe është një gjë në Shqipëri. Ishte një mesazh çlirimi, nga barra e tmerrshme shpirtërore dhe mendore qe ia kishin çuar si atij edhe shumë të tjerëve, që ia kishte injektuar opozita. Që nuk ka ilaçe, që edhe vetë mjekët po vdisnin. Por nuk është e vërtetë, mund të ishte edhe e vërtetë…parafytyroni Belgjikën, çfarë mund të diskutojmë për nivelin ekonomik, i kanë detyruar në një spital mjekët e infektuar dhe infermieret e infektuara që të vazhdojnë punën, se nuk kanë më mundësi, nuk kanë zgjidhje, në një spital Covid. Mendoni Hollandën, detyrohen të nxjerrin pacientët në Gjermani se nuk dinë ku t’i çojnë më. Me nuk n aka ndodhur, por larg qoftë të na ndodhë. Por edhe aty ku ndodhin nuk dëgjohen gjëra të tilla. Nuk del Opozita në Belgjikë të akuzojë qeverinë për terrorizëm shtetëror se përse u mor ai vendim ekstrem. E kanë marrë,”- tha Rama. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier 13 nentor 2020 edi rama rama ne fier 13 nentor 2020

Sondazh

Poll