Aktualitet

Vdekja e 20-vjeçares teksa lindte foshnjën, Spitali Gjirokastër: Pati komplikacione të rënda pas operacionit

13 Nëntor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Vdekja e 20-vjeçares teksa lindte foshnjën, Spitali

GJIROKASTER- Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër ka sqaruar zyrtarisht vdekjen e 20-vjeçares Klea Muxhaj, e cila vdiq gjatë lindjes së foshnjes në maternitetin e qytetit. Në një prononcim për mediat, spitali thotë se e reja ka patur komplikacione të rënda pas operacionit.

NJOFTIMI I PLOTE:

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

Vajza vdiq shtatzënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa për fat të mirë foshnja është në gjendje të mirë për jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klea muxhaj nderron jete e reja nga gjirokastra klea muxhaj nderron jete e reja nga gjirokastra

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 08:16

TIRANË– Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar në Lushnjë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës brenda ka...