Aktualitet

Ilaçi ‘Favir’/ Doktori zbulon se në Turqi jepet falas: Çdo nënshtetas e ka rimbursimin 100%. Në Shqipëri shitet deri n

13 Nëntor 2020, 08:08 Nga DOSJA
Ilaçi ‘Favir’/ Doktori zbulon se në Turqi jepet falas:

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ doktor Bilgin Sait, nga Stambolli tregoi disa detaje në lidhje me shitjen e ilaçit ‘Favir’ për të infektuarit nga COVID.

Në lidhje direkte nga Stambolli doktori tregoi se në Turqi ky ilaç jepet falas nga shteti me recetë të mjekut dhe pse sipas autoriteteve është kontrabandë dhe nuk duhet përdorur. Në Shqipëri, ky ilaç shitet me çmime stratosferike që shkojnë deri në 500 Euro.

‘Nuk blihet, në Turqi jepen falas në spitale nga shteti me recetë të mjekut vjen deri në shtëpi. Secili person që është nënshtetas i Turqisë e ka rimbursimin 100% të ilaçeve me disa përjashtime. Remdesivir është vetëm në përdorim spitalor, ndërsa Favipiravir mund të përdoret edhe në shtëpi. Të dy ilaçet janë modeste dhe jepen në fazën virale jo pas ditës së shtatë.’

Dr.Bilgin Sait tha se nuk e preferon t’ua japë pacientëve të vet këtë ilaç pasi nuk ka evidenca që lufton koronavirusin.

Ata që më dëgjojnë mua, unë nuk e preferoj, sepse është shumë e vështirë nuk ka evidenca kualitative për të dy ilaçet. Ata që kanë kushte Remdesivir ka 1 punim më të fortë. 70-80% të pacientëve nuk kanë venojë për antibiotikë.’- tha doktori.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet doktor bilgin sait ilaci favir koronavirusi ne shqiperi doktor bilgin sait ilaci favir koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll