Aktualitet

Dështon OFL? Struktura që do të ‘trembte’ të ‘fortët’ heq dorë nga dërgimi i formularëve, afati i fundit, 31 dhj

13 Nëntor 2020, 08:49 Nga DOSJA
Dështon OFL? Struktura që do të ‘trembte’ të

TIRANË-Operacioni Forca e Ligjit mbyll procesin e dërgimit të formularëve për verifikimin e burimit të pasurisë më 31 dhjetor. Por, çfarë do të ndodhë më tej? Dosja.al ka mundur të mësojë se pas datës 31 dhjetor, kjo strukturë nuk do të dërgojë më kërkesa për bllokim pasurie, ndërsa po të njëjtat burime bëjnë me dije se OFL do të kërkojë rinovim të afatit të punës edhe për një vit. Por puna nuk do të vazhdojë me formularët, por vetëm me proceset në hetim dhe gjykim.

Po ashtu mësohet se OFL do të kërkojë në strukturat e hetimit dhe gjykimit që subjektet e ligjit të përjashtohen nga procedurat e konkurrimit për tendera shtetërorë.

Pas trajtimit të tyre, Prokuroria e Posaçme ka konkluduar me 101 kërkesa drejtuar gjykatës për sekuestro, 20 për heqje sekuestro të vendosur më parë nga policia, 22 kërkesa janë refuzuar, 30 janë kthyer për plotësim veprimesh në polici, 7 kërkesa për vendosje masë parandaluese, 49 kërkesa për konfiskim dhe 12 kërkesa janë duke u vlerësuar nga prokurorët. Por mësohet se nga muaji shkurt 2020 e deri më tani, gjykata nuk ka vendosur asnjë urdhër konfiskimi apo bllokimi pasurie.

Veprimet e OFL i certifikon vetëm gjykata, ndërsa do duhej që OFL të trokiste tek bosët e vërtetë. Mesa duket edhe afati për të mbyllur punë me dërgimin e pusullave më 31 dhjetor 2020, po sjell një dështim pa zë të kësaj stukture.

Operacioni  Forca e Ligjit nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020 dhe në nenit 38 të tij parashikon afatin e efektit të përkohshëm deri më 31 dhjetor 2020. OFL u propagandua nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria si një goditje fatale ndaj krimit, por që deri më tani nuk ka rezultuar në bllokimin e asnjë pasurie madhore, përveç atyre që janë sekuestruar si pasojë e akteve kriminale që kanë kryer subjektet dhe prokuroria për rrjedhojë ka bllokuar pasuritë e tyre, por jo në verifikim dhe zbulim të pasurive të krimit. A i plotësoi OFL pritshmëritë e publikut?

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deshtimi i ofl ofl deshtimi i ofl ofl

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 08:16

TIRANË– Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar në Lushnjë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës brenda ka...