Aktualitet

‘Liliput’/ Debat i fortë mes Koduzit dhe Bratajt: Gishtit gjeji vendin mos ma trego mua. Je në fund fare

13 Nëntor 2020, 08:20 Nga DOSJA
‘Liliput’/ Debat i fortë mes Koduzit dhe Bratajt: Gishtit gjeji

TIRANË– Debatet nuk kanë munguar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’! Ishte Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka debatuar me përfaqësuesin e PD-së, Gazmend Koduzi sa i përket çështjes së tamponëve.

Koduzi tha se sipas studimeve shëndetësore ka lidhje mes vdekshmërisë dhe numrit të tamponëve që kryhet nga qeveria ndërsa Brataj tha menjëherë se kjo është gënjeshtër.

Ka studime shkencore që thonë ka një lidhje kolacion negativ midis vdekshmërisë dhe numrit të tamponeve dhe masave të qeverisë. Sa më shumë tampone të bësh aq më shumë ulet vdekshmëria, pra kjo është rëndësia e tamponit.’- tha Koduzi.

Kjo është gënjeshtra më e madhe. Ai zotëria tha që e merr për 24 orë përgjigjen.’- iu kundërpërgjigj Brataj.

Debati mes tyre vazhdoi edhe në lidhje me krahasimin me Maqedoninë e Veriut, ku rezultati i tamponit del për 24 orë. Brataj tha se Maqedonia ka 1300 të vdekur, ndërsa u shpreh ndaj Koduzit se tamponi nuk ndryshon vdekshmërinë.

Gazmend Koduzi: Mund të më thuash pse në Maqedoni e marrin për 24 orë ne e marrim pas disa ditësh?
Skënder Brataj: Ai e merr për 24 orë, por ka 1300 të vdêkur, një shtet më i vogël se ne.
Gazmend Koduzi: Bën 5 herë më shumë.
Skënder Brataj: Ka 1300 të vdekur, do qëndrojmë me këmbë në tokë, ngelët tek testi që nga 8 Marsi deri tani. Tamponi të bën diagnozën nuk ndryshon vdekshmërinë, nuk ndryshon terapinë dhe prognozën. Mbusheni mendjen dhe lërini shqiptarët të marrin vesh çfarë duhet të marrin.
Gazmend Koduzi: I fundit fare je në rajon, shiko ku e ke, liliput.
Skënder Brataj: Nuk më duhen tamponët, më duhet shëndeti i qytetarëve. Gishtit gjeji vendin, mos ma trego mua…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend koduzi skender brataj gazmend koduzi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 08:16

TIRANË– Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar në Lushnjë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës brenda ka...