Aktualitet

Shisnin “pure drugs” në Durrës, pranga tre të rinjve, kapen “mat” me kokainë dhe armë e plumba në

13 Nëntor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Shisnin “pure drugs” në Durrës, pranga tre të rinjve,

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pure drugs” u arrestuan shtetasit Aleksandër Gumeni, Frenkli Domi dhe Antonjo Ndoja. Ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës. Shtetasit u kapën në një lokal në qytetin bregdetar duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë kontrollove iu sekuestruan një sasi prej 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë: 

“Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve A. G., A. N., F. D. dhe sekuestrimi i lëndës narkotike dhe fishekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander gumeni antonjo ndoja arrestohen tre persona ne durres frenkli domi trafik droge ne durres aleksander gumeni antonjo ndoja arrestohen tre persona ne durres frenkli domi trafik droge ne durres

Sondazh

Poll