Aktualitet

Burgun duhet ta vuajnë në Shqipëri/ Britania e Madhe dëbon 21 shqiptarë të dënuar: Kriminelët s’kanë vend në shoqër

13 Nëntor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Burgun duhet ta vuajnë në Shqipëri/ Britania e Madhe dëbon

ANGLI- Një grup shqiptarësh në Britani të Madhe, të dënuar për vepra të ndryshme penale, janë dëbuar nga shteti ishullor dhe janë ekstraduar në vendin tonë. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për 21 të burgosur shqiptarë, dënimi i të cilëve në total shkon në 75 vite burg. Ata u sollën në Shqipëri një ditë më parë përmes një linje fluturimi drejt Tiranës.

Ndërkohë, sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, ka thënë se kriminelët shqiptarë, por edhe shtetasit e tjerë të huaj të dënuar, do të dëbohen nga Anglia për të vuajtur dënimet në vendet e tyre. 

“Këta kriminelë të huaj dhe të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tonë,”- ka thënë ajo.

Mediat kanë bërë të ditur dy prej emërave të tyre; bëhet fjalë për Arjon Hysenin, 30 vjeç, i dënuar me 8 vite burgim për trafik kokaine me vlerë 4.5 milionë paund dhe Agim Isufi, vetëm 19 vjeç, i dënuar me 20 muaj burgim për një fabrikë kanabisi.

 Autoritetet britanike thonë se dëbimet nga vendi për shtetasit e huaj të dënuar do të vijojnë, ndërsa deri më tani më shumë se 6400 të huaj me precendent penal janë larguar nga Britania që prej vitit 2019.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe shqiptare ne britanin e madhe britani e madhe shqiptare ne britanin e madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 08:16

TIRANË– Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar në Lushnjë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës brenda ka...