Aktualitet

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër/ Lirohen tre të dyshuarit kryesorë, u “zbërthyen” në gjyq. Kush isht

13 Nëntor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër/ Lirohen tre

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi tre të dyshuarit kryesorë si atentatorët ndaj Lulzim Kullës, më 13 janar dy vite më parë në qendër të qytetit. Togat e zeza kanë vendosur që të lirojnë Endri Çopjen, Argel Lulajn dhe Serxho Tetën, pasi të treve u ka mbaruar afati i mbajtes në paraburgim. Mirëpo të tre ia kanë dalë që të zbusin akuzat që qëndrojnë ndaj tyre për atentatin.

Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa dy të tjerët Lulaj dhe Teta janë caktuar me “detyrim paraqitje”.  

Fillimisht Endri Çopja dhe Argel Lulaj kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”. Por më pas akuzat ndaj tyre kanë ndryshuar. Çopja tanimë akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”, ndërsa për Lulajn është vërtetuar se ka qënë në Shkodër të nesërmen për të marrë makinën bashkë me shokun e tij. Nga ana tjetër, Serxho Teta është vërtetuar se nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër.

Endri Çopja ka deklaruar gjatë seancave se i ka sjellë motorin një personi me emrin Toni pasi ky i fundit ja ka kërkuar për ta blerë. Toni duket se ka qënë pseudonimi për ish-efektivin e Policisë Boran Bercana, i cili u vra disa muaj më vonë bashkë me bashkëjetuesen e tij. Nga lajmet e vrasjes, Çopja ka treguar se vetëm në ato momente ka arritur që të kuptojë se Bërçana ishte Toni, personi që i kishte sjellë motorin.

Sipas tij, mjetin nuk e kishte sjellë për të bërë vrasje, pasi nuk kishte asnjë dijeni lidhur me atentatin që ishte planifikuar. Në rrëfimin e tij, ai ka shtuar se ka shkuar drejt Elbasanit me Boran Bercanën në makinën e këtij të fundit dhe më pas ka ardhur të nesërmen në Shkodër bashkë me shokun e tij Argel Lulaj.

Ngjarja e rëndë në janar të vitit 2018 ndodhi në lagjen “Partizani”, fare pranë qendrës së qytetit dhe përballë tregut, plot me njerëz. Rreth 400 gr lëndë eksplozive ishin vendosur në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po hynte në ndërtesë. Kulla mbeti i plagosur rëndë në këmbë dhe në kokë, por arriti të shpëtonte. Krahas tij, plagë morën edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin qenë kalimtarë të rastësishëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet argel lulaj endri çopja lulzim kulla serxho teta shkoder argel lulaj endri çopja lulzim kulla serxho teta shkoder

Sondazh

Poll